MOMENT HISTORIK/ “Marrëveshja për Gazën u nënshkrua”- Trump: E bëmë pas 3,000 vitesh! Do parandalojë Luftën e Tretë

Në një moment të cilësuar si historik, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti një fjalim në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes për Lindjen e Mesme, që u zhvillua në Egjipt. Në krah të tij ishin liderët e tri fuqive garantuese të procesit: Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.

“Siç mund ta shihni, kjo është ndoshta mbledhja më e madhe e vendeve për nga pasuria dhe fuqia që është bërë ndonjëherë – dhe është një nder i jashtëzakonshëm për mua të jem pjesë e saj,” u shpreh Trump para se të nënshkruhej marrëveshja.

“Kanë kaluar 3.000 vjet për të arritur këtu, a e besoni? Dhe kjo marrëveshje do të qëndrojë. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për botën,” shtoi ai.

Trump theksoi se rëndësia e marrëveshjes është aq e madhe, sa “mund të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore, e cila mund të kishte shpërthyer në Lindjen e Mesme.”

Menjëherë pas fjalimit, presidenti amerikan firmosi dokumentet që zyrtarizojnë përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.