FENOMENI/ Jamal i pakënaqur te Barcelona – gati oferta rekord për ta bindur të ndërrojë skuadër

Lamin Jamal nuk po kalon një moment shumë të lumtur sa i përket fushës së lojës. Pas një starti të vështirë personalisht për të në kampionat, kanë nisur kritikat e para dhe tërheqja e vëmendjes se jeta jashtë fushës së lojës po mbizotëron atë në katërkëndorin e gjelbër.

Sigurisht, Barcelona nuk kishte në plane të shesë futbollistin i cili mund të largohet vetëm në vitin 2031, kur përfundon kontrata që ka me katalanasit. Por një ofertë tunduese mund të shtyjë lojtarin që të bindë klubin ta lërë të largohet. Ai aktualisht ka një pagë prej 10 milionë eurosh në vit, plus 25 milionë euro që ka përfituar si bonus në momentin e firmës, që është shtrirë në pagesa të vogla vit pas viti.

Sipas mediave spanjolle, klubi i Al Hilal po shqyrton mundësinë që gjatë verës të bindë lojtarin me një ofertë të parezitueshme ekonomike dhe ka kontaktuar që tani katalanasit. Rroga e yllit spanjoll padyshim do të jetë shumë më e lartë, ndërsa klubit i ofrohet një shifër marramendëse prej 400 milionë eurosh që do të zgjidhte shumë nga telashet financiare të Barcelonës.

Një situatë shumë e pazakontë për katalanasit, të dyzuar nëse duhet të pranojnë apo jo, ashtu si edhe vetë futbollisti. Megjithatë, nëse përplasjet e tij me Flik që kanë dalë në pah kohët e fundit vazhdojnë, nuk është çudi që djaloshi të kërkojë një sfidë të re larg katalanasve në verën e ardhshme.