Një grup qytetarësh në Kolumbi kanë dalë në protestë në thirrje për lirimin e të burgosurve politikë. Ata bëjnë kërkojnë që t’i jepet fund persekutimit dhe trajtimit çnjerëzor.
Të afërmit e të paraburgosurve i janë bashkuar kësaj proteste, duke mbajtur qirinj dhe foto të tyre, ndërsa thërrisnin njëzëri për liri dhe të drejtat e njeriut.
Kjo revoltë u zhvillua një ditë pasi udhëheqësja opozitare venezueliane, Maria Corina Machado, iu dha çmimi Nobel për Paqen. Kjo solli shpresë të qytetarët, pasi kërkojnë që sistemi të ndryshojë në mënyrë që të arrihet drejtësia për të burgosurit politikë.









