KONSIDERATA/ Rama: Të gjithë universitetet e Shqipërisë duhet të ndjekin shembullin e UBT, ndryshe s’ka mbështetje financiare

Rama:

“Natyrisht që ky territor ka nevojë për forcat e reja. Në kapitujt e negociatave për anëtarësim, bujqësia dhe zhvillimi rural është një kapitull më vetë që është e “nëne o nëne”, realisht. Ata pedagogë që merren shumë dh ose pak që merren me direktivat evropiane e dinë shumë mirë, mjedisi dhe ndryshimet klimatike është kapitull më vete.

Ujërat dhe menaxhimi i mbetjeve janë kapitujve në vete, dhe të gjitha këto bashkë, është dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne, por dhimbja e madhe jo se ne kemi problem që të tjerët si kanë pasur, por se ne na dhen dije, na duhen njerëz të ditur dhe patjetër që bazë është ky universitet.

Nuk bëhet kjo me miell të huaj, sado të marrim ekspertë dhe ndihmë, por na dihet ky brum, që kjo furrë po bëhet gati për ta pjekur, por ama prurjet janë të rëndësishme, por është interes kombëtar  dhe prioritet mbështetje pa rezervë e kësaj reforme edhe këtij universiteti. Të gjithë universitete e Shqipërisë duhet ta kenë të qartë që tani që e kemi shembullin, nëse duan mbështetja ekstra, duhet të bëjnë atë që po bën UBT.

Duhet të gjejnë shokun apo shoqen në europë, të ngjiten me të, të dorëzojnë letrat e fejesës që ne ti mbështesim për martesë. Historia që kemi një program, jo o do bëjmë atë, jo këtë, mund ti bëjnë, janë autonon, por nuk kanë mbështetje nga qeveria.

Qeveria do ndryshojë komplet qasjen financiare dhe për sa kohë nuk do ketë një të dytë, çfarë janë ekstra, ne do ti vendosim të UBT, Do ta bëjmë UBT një rrezatim në të gjithë rajonin. Do ta fusim në listën dinjitoze të Evropës për këto tema dhe do ti japim Shqipërisë një burim të jashtëzakonshëm dijeje”, tha ai.