NGJARJE E RENDE/ Foshnja humbet jetën në spital në Tiranë – nisin hetimet

Një foshnje ka humbur jetën në spital në Tiranë. Njoftimi është bërë nga Policia, pas denoncimit të babait të foshnjes.

Në njoftimin zyrtar thuhet se shtetasi Xh.Q, 34 vjeç, ka denoncuar se foshnja e tij ka humbur jetën në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Sipas policisë, rasti është referuar në Prokurorinë e Tiranës, për vlerësime të mëtejshme.