Spanja është finalistja e dytë e Kupës së Botës, pasi mposhti Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar mbrëmjen e së martës. Kombëtarja iberike zhvilloi një ndeshje të dominuar në çdo aspekt, duke neutralizuar plotësisht repartin ofensiv të francezëve dhe duke siguruar me meritë biletën për në finalen e madhe.
Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll kaloi në avantazh në minutën e 22-të. Mikel Ojarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Franca provoi të reagojë pas golit të pësuar, por hasi vështirësi për të krijuar raste të pastra. Sulmi francez, i udhëhequr nga Kylian Mbape, u mbajt nën kontroll nga mbrojtja spanjolle dhe gjatë gjithë takimit regjistroi vetëm një goditje në kuadrat.
Në pjesën e dytë, Spanja vazhdoi të kontrollonte ritmin e lojës dhe në minutën e 58-të dyfishoi shifrat. Pedro Porro finalizoi me sukses një aksion të ndërtuar mirë, duke vulosur fitoren 2-0 dhe kualifikimin e iberikëve në finale.
Deri në përfundim të takimit, Franca nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e lojës, ndërsa Spanja administroi me qetësi avantazhin dhe festoi një sukses të rëndësishëm.
Me këtë fitore, “Furia e Kuqe” rikthehet në finalen e Kupës së Botës pas 16 vitesh dhe do të synojë të ngrejë sërish trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror.
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
86′ Mbape ndëshkohet me karton të verdhë.
83′ Spanja kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Baena dhe Porro, në fushë Niko Uilliams dhe Jorente.
81′ Pranë golit Franca me Doue, i cili me portën pa portier, nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës. (VIDEO)
78′ Sërish rrezikshëm Franca, kësaj here ishte Torres, por gjuajtja e tij me kokë, shkoi ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
77′ Dy zëvendësime të tjera te Spanja, largohen Olmo dhe Fabian Ruiz në fushë Pedri dhe Merino.
74′ Zëvendësim edhe te Spanja, largohet Ojarzabal, në vend të tij Ferran Torres.
72′ Deshamp kryen dy zëvendësimet e fundit, largohen Olise dhe Dinj, në fushë, Çerki dhe Teo Hernandez.
67′ Pranë golit Franca me Mbape, tentativa e tij devijohet dhe shkon në këndore. (VIDEO)
58′ GOOOOL SPANJA 0-2/ Aksion spektakolar i iberikëve, Pedro Porro, realizon pas asistit fantastik të Dani Olmos. Çmenden në festë spanjollët. (VIDEO)
56′ Zëvendësim te Franca, largohet Barkola, në fushë Doue.
52′ Provon Spanja me Ojarzabal, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë, Deshamp bën një tjetër zëvendësim, largohet Rabio, vendin e tij e merr Kone.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 6 minuta shtesë.
38′ Çfarë aksioni për Spanjën, iberikët “flirtojnë” me golin e dytë. (VIDEO)
36′ Provon Franca me Barkola, por tentativa e tij shkon shumë lartë kuadratit të portierit Unai Simon.
31′ Tjetër karton i verdhë, kësaj here ndëshkohet Kukureja për ndërhyrje të gabuar ndaj Dembele.
30′ Zëvendësim i detyruar te Franca, largohet Saliba, në fushë, Lakrua.
22′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Zhbllokohet gjysmëfinalja, Ojarzabal nuk fal nga penallti. Shpërthen festa te iberikët. (VIDEO)
20′ Lamin Jamal i merr kohën Lukas Dinj, për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për Spanjën. Gabim i pafalshëm për mbrojtësin francez. (VIDEO)
17′ Minuta të mira për Francën, që duket se ka marrë kontrollin e ndeshjes. (VIDEO)
10′ Provon Baena, por gjuajtja e tij ndalet nga muri mbrojtës. Sfumohet mundësia e artë për iberikët. (VIDEO)
8′ Rabio ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Olmos, goditje dënimi në hyrje të zonës për Spanjën. Mesfushori francez ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
6′ Start i qetë me të dyja skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën. Barkola fiton goditjen e parë nga këndi për “Gjelat”.
1′ Starton supersfida!
FORMACIONET ZYRTARE
FRANCA: Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Dinje; Tçuameni, Rabio; Olize, Dembele, Mbape, Barkola.
Trajner: Didier Deshamp
SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.
Trajner: Luis De la Fuente









