Bajerni nuk e mbyll merkaton, pritet edhe një tjetër afrim

Bayern Munich nuk e konsideron të mbyllur merkaton e verës, pavarësisht se ka siguruar tashmë dy përforcime të rëndësishme me afrimin e Nathaniel Braun dhe Ismael Saibarit.

Sipas raportimeve nga Gjermania, drejtori sportiv Max Eberl dhe drejtori i futbollit Christoph Freund vijojnë të monitorojnë tregun e transferimeve, me bindjen se skuadra bavareze mund të bëjë edhe një lëvizje tjetër përpara mbylljes së merkatos më 1 shtator.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk është përmendur ndonjë emër konkret si objektiv i klubit.

Bayern ka investuar ndjeshëm gjatë kësaj vere, pasi transferimet e Braun dhe Saibarit mund t’i kushtojnë deri në 110 milionë euro. Për këtë arsye, çdo afrim i ri do të duhet të jetë në përputhje me strategjinë financiare të klubit, që synon të ruajë ekuilibrin ekonomik pa hequr dorë nga përforcimet cilësore.

Drejtuesit bavarezë mbeten të hapur për mundësi në treg, por vetëm nëse krijohen kushtet e duhura sportive dhe financiare.