Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas, duke përcaktuar kufijtë e rinj maksimalë të shitjes me pakicë.
Sipas vendimit më të fundit, çmimi i naftës është caktuar jo më shumë se 183 lekë për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 170 lekë për litër.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme dhe parashikon që çmimet e reja të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026, duke mbetur në fuqi deri në një vendimmarrje të re të Bordit.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi faktorët që ndikuan në këtë ulje, por vendimi vjen në kuadër të rishikimeve periodike të tregut të hidrokarbureve.









