Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pretendoi se protesta e zhvilluar të shtunën në Tiranë ishte organizuar prej tij dhe se në të morën pjesë rreth 500 mijë qytetarë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe deklaroi se në protestë kanë qenë të pranishëm militantë, deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike, të njëjtët persona që sipas tij kanë marrë pjesë edhe në tubimet e mëparshme të organizuara nga Berisha. Sipas deputetit socialist, ish-kryeministri po përpiqet të përvetësojë protestën dhe ta vendosë atë nën kontrollin e tij politik.
Braçe u shpreh se qëllimi i Berishës është radikalizimi i protestës, duke paralajmëruar se persona pranë tij po presin një sinjal për t’u rikthyer te skenarët e tensioneve dhe përplasjeve që, sipas tij, kanë shoqëruar protesta të mëparshme.
“Në emër të protestës po flasin shumë politikanë që dikur e kundërshtonin dhe e etiketonin atë. Sot, ata që kanë qenë pjesë e sistemit po përpiqen të paraqiten si antisistem”, tha Braçe.
Deputeti socialist kundërshtoi gjithashtu pretendimin e Berishës për pjesëmarrjen e 500 mijë qytetarëve në protestë. Ai argumentoi se një përllogaritje e thjeshtë e hapësirës së Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” tregon se një numër i tillë protestuesish është praktikisht i pamundur.
Sipas Braçes, deklaratat e Berishës nuk qëndrojnë as politikisht dhe as matematikisht, ndërsa ai e akuzoi liderin demokrat se po përpiqet të marrë meritat për një protestë që, sipas tij, nuk është organizuar prej tij.
Postimi i plotë:
NE EMER TE PROTESTES PO FLASIN SHUME POLITIKANE;
TANI, KUR ISHTE THJESHTE PROTESTE NUK ISHIN,
NUK FLISNIN, MADJE ISHIN DHE KUNDER-E ETIKETUAN!
JANE KRYETARE PARTISH QE KANE HYRE NJE HERE,
DY HERE, DISA HERE NE ZGJEDHJE DHE KANE DESHRUAR;
Sot keta-njerezit e SISTEMIT, jane ANTISISTEM!
Sot nder ta, per te folur e kish rradhen Sali Berisha;
Ai tha se protesten e te shtunes e kish bere ai; aty nuk ishte diaspora kuq e zi-sic u prezantuan, por diaspora blu.
Shikoni, ai deri diku ka te drejte. Ai ka ne proteste partine e tij, as sa ka mobilizuar-ka aty deputetet e tij qe bejne si te hutuar, si te ndrojtur, modeste, te pazeshem; ka aty zyrtare te partise, pergjegjes per anetare te partise sjelle nga ghithe Shqiperia.
Sali Berisha e ka nje qellim qe flet per protesten, do ta marre ate, kontrollin e saj dhe ta ekstremizoje; per te dhuna e zgjidh, asgje tjeter; e ka gelltitur-aq sa degjohet, ate thirrjen “Berisha n’burg”, ne funksion te qellimit te tij; nderkohe qe thirrja kunder tij po shuhet-e ka vene nen kontroll ate, njerezit e tij po presin urdherin per ti dhene dhunes se deri pak kohe me pare, njerezit e kesaj proteste.
DO JA DALE? PO PUNON VETEM PER KETE!
Nderkohe pastaj kur flet per numrat, eshte ne aritmetiken e tij; si tha, sa tha, 500 mije?!
Shikoni, Bulevardi ne fakt te jep gjithe mundesine te besh llogari-gjatesi bulevardi, here gjeresine e tij, dalin metrat katrore; po ti besh llogarite me 500 mijeshen e Berishes, i bie te kene qene 25-27 NJERE NE NJE METER KATRORE!
Bejeni njehere prove te rrini!









