Tuhel “trondit” Anglinë: Lë jashtë yjet dhe afron pesë emra të rinj

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ndezur debat të madh në Britaninë e Madhe pas vendimeve surprizuese për listën e Kupës së Botës 2026, ku jashtë skuadrës kanë mbetur emra të njohur si Trent Alexander-Arnold, Cole Palmer, Phil Foden dhe Harry Maguire.

Trajneri gjerman ka mbrojtur zgjedhjet e tij, duke theksuar se prioritet ka pasur përkushtimi dhe fokusi i lojtarëve ndaj objektivit për të fituar Botërorin, e jo vetëm cilësia individuale.

Përveç listës zyrtare, Tuchel ka vendosur të grumbullojë edhe pesë futbollistë të rinj, të cilët do të ndihmojnë ekipin gjatë përgatitjeve dhe seancave stërvitore para turneut, pa qenë pjesë e skuadrës përfundimtare që do të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Rio Ngumoha i Liverpoolit, Josh King i Fulhamit, Alex Scott i Bournemouthit, Jason Steele i Brightonit dhe Ethan Nwaneri i Arsenalit janë emrat që do t’i bashkohen “Tre Luanëve” gjatë fazës përgatitore.

Vendimet e Tuchelit kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv anglez, ndërsa pritshmëritë ndaj Anglisë në Botërorin 2026 mbeten shumë të larta.