TRONDITESE/ Vetëvritet në Tiranë me armën e shërbimit efektivi i Gardës së Republikës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte kryeqytetin, ku një efektiv i Gardës së Republikës ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:05 në zonën e Rrugës së Dibrës, brenda banesës së viktimës.

Viktima është identifikuar si Albert Gadica, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe këqyrjen e provave për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Hetimet po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi shkaqet që mund ta kenë çuar 42-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje mes kolegëve dhe familjarëve të efektivit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rastin pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Njoftimi i policisë:

-Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.