Klubi turk Trabzonspor ka vendosur të finalizojë transferimin e mesfushorit ofensiv shqiptar Ernest Muçi, duke paguar 8.5 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Beşiktaş.
Sipas marrëveshjes, shuma e transferimit do të shlyhet në pesë këste, ndërsa lojtari pritet të firmosë një kontratë të re 3-vjeçare me klubin nga Trabzoni.
Muçi ishte i huazuar te Trabzonspor me opsion blerjeje dhe pas negociatave të fundit mes dy klubeve, marrëveshja është mbyllur përfundimisht, duke i dhënë fund një prej çështjeve kryesore të merkatos së klubit turk.
Sezoni i fundit ka qenë shumë i suksesshëm për 25-vjeçarin, i cili ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 9 asistime në 34 ndeshje, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.
Me këtë transferim, Trabzonspor synon të ndërtojë një projekt afatgjatë konkurrues në kampionatin turk dhe në arenën evropiane.









