“Final 4” nis me surprizë – Dinamo mposht Vllazninë dhe rihap garën për titullin

Faza “Final 4” e Abissnet Superiore ka nisur me një rezultat surprizues, pasi KF Vllaznia është mposhtur 2-0 nga FC Dinamo City, duke komplikuar menjëherë garën për titullin kampion.

Skuadra blu, e goditur nga mungesa të shumta për shkak dëmtimesh dhe pezullimit të trajnerit Ilir Daja, konsiderohej me pak shanse për të rivalizuar në këtë sfidë. Megjithatë, Dinamo arriti të përfitonte maksimalisht nga paraqitja zhgënjyese e shkodranëve.

Pas një pjese të parë pa shumë raste të pastra, ndeshja mori tjetër rrjedhë në fraksionin e dytë, kur Vllaznia mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq për Bajramin.

Dinamo shfrytëzoi epërsinë numerike dhe kaloi në avantazh me Malomon, ndërsa Vllaznia shpërdoroi disa raste të mira për barazim. Në minutat e fundit ishte Xhejms ai që vulosi suksesin 2-0 të bluve.

Me këtë fitore, Dinamo rihap plotësisht luftën për titullin kampion, ndërsa Vllaznia humbet terren në momentin më vendimtar të sezonit.

VLLAZNIA-DINAMO 0-2
77′ Malomo, 90’+6′ Xhejms

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me shifrat 2-0 për Dinamon.

90’+6’ GOOOL DINAMO! Kundërsulm i bluve pas një goditje këndi ku kishte dalë edhe Pohls para. Në fund është Xhejms ai i cili shënon golin e dytë. (VIDEO)

90’+4’ Berisha i vetëm para Pohls shpërdoron mundësinë për të mbyllur ndeshjen. (VIDEO)

90’+2’ Harkim në zonë i Vllaznisë, Balaj ul topin për Gjinin por Kiri grushton e pastaj fiton faull pas ndërhyrjes së mbrojtësit i cili ndëshkohet me të verdhë.

90’+1’ Meksi merr vendin e Beqjas në radhët e Dinamos.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Tafili nga e djathta harkon në qendër ku nuk devijon askush.

87’ Përsëri Vllaznia ka shumë hapësira përpara për të gjuajtur, sfera shkon te Dodaj i cili gjuan duke gjetur përsëri Kirin. (VIDEO)

86’ Dodaj gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon direkt në duart e Kirit. (VIDEO)

85’ Dros harkon në zonë për Dodajn i cili devijon shumë lehtë pa shqetësuar Kirin.

84’ Mustafa merr vendin e Guindos në radhët e Dinamos.

81’ Tafili merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.

79’ Xhejms merr vendin e Qardakut në radhët e Dinamos.

78’ Dros dhe Sala hyjnë në fushë në vend të Kallakut dhe Qatos në radhët e Vllaznisë.

77’ GOOOL DINAMO! Aksion i rrjedhshëm i bluve, me topin që shkon te Malomo në të djathtën. Sulmuesi nuk gabon me gjuajtjen e tij duke shënuar golin e avantazhit. (VIDEO)

70’ Qardaku ekzekuton direkt në portë goditjen e dënimit, topi ndalet me vështirësi në dy kohë nga Pohls. (VIDEO)

69’ Berisha niset në sulm i vetëm në të majtën, Bajrami i ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me të dytin e verdhë duke dalë me të kuq. (VIDEO)

67’ Mala del me lehtësi në fundore në të djathtën, harkon për Dodajn i cili gjuan fluturimthi por nuk gjen portën. (VIDEO)

63’ Berisha niset i vetëm në kundërsulm, vetëm një ndërhyrje e Bajramit në zonë ndal sulmuesin e Dinamos. (VIDEO)

61’ Balaj ul topin për Kallakun i cili gjuan fluturimthi, pa gjetur portën e bluve. (VIDEO)

59’ Dodaj merr vendin e Muratajt në radhët e Vllaznisë.

53′ Pranë golit Vllaznia me Balajn, pas harkimit të Jagos nga e majta, kapiteni shkodran provon me kokë, por nuk i jep topit koordinatat e duhura. (VIDEO) 

52′ Dinamo provon të rrezikojë me kundërsulmet e rrezikshme të Bernard Berishës, por i vëmendshëm portieri i Vlaznisë. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.  Berisha dhe Gudiabi hyjnë në fushë në vend të Lorran dhe Ditës në radhët e Dinamos.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Balaj ul topin në qendër për Muratajn, gjuajtja e tij kontrollohet nga Kiri. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

42’ Bajrami ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Malomon.

39’ Një harkim nga e majta gjen Qaton në kufijtë e zonës, mesfushori gjuan por në mënyrë krejtësisht të gabuar. (VIDEO)

37’ Tjetër harkim në zonë, këtë herë nga Jago, me asnjë nga lojtarët e Vllaznisë që nuk devijon.

35’ Kallaku nga e djathta harkon për Qaton i cili nuk arrin në anën tjetër të fushës të ndalë topin që shkon në fundore.

31’ Gurishta harkon në zonë nga e djathta, Murataj në shtyllën e dytë nuk gjen kontaktin me topin. (VIDEO)

29’ Harkim perfekt i Malës për Balajn, gjuajtja e tij me kokë fluturon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

24’ Mala lëshon një diagonale nga jashtë zonës në të djathtën, sfera nuk gjen portën e bluve.

20’ Qardaku provon nga distanca, Gjini përsëri devijon sferën në këndore.

16’ Mala nga e djathta harko në zonë, Ismaili me kokë devijon në këndore.

15’ Vila provon nga e majta, hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të lehtë që kontrollohet nga Pohls. (VIDEO)

12’ Bajrami del në fundore në të majtën, harkimi i tij nuk gjen askënd dhe shkon jashtë.

10’ Qardaku ekzekuton një goditje dënimi drejt portës, Gjini me kokë largon sferën në këndore.

7’ Vllaznia ka iniciativën e plotë sa i përket mbajtjes së topit, duke kërkuar që të gjejë shpejt golin.

4’ Murataj nis një top në thellësi, por Kiri del dhe kontrollon sferën.

2’ Mala ka menjëherë mundësinë që të rrezikojë në zonë por gjuajtja e tij përfundoi në duart e Kirit. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Bajrami, Jago, Qato, Krymi, Kallaku, Mala, Balaj, Murataj

Trajner: Edi Martini

DINAMO: Kiri; Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Beqja, Qardaku, Vila, Guindo, Nani, Malomo

Trajner: Renaldo Kalari