Kombëtarja spanjolle e futbollit ka marrë një goditje të rëndë para Kupës së Botës 2026, pasi mesfushori i FC Barcelona, Fermín López, nuk do të jetë pjesë e turneut për shkak dëmtimi.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe gazetës “Sport”, lojtari ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim.
Parashikimet mjekësore flasin për një mungesë që mund të zgjasë nga 4 deri në 8 javë, duke e bërë të pamundur grumbullimin e tij me kombëtaren për Botëror.
Ky është një lajm i rëndë si për Spanjën, ashtu edhe për Barcelonën, pasi Fermín López konsiderohej një nga alternativat kryesore në mesfushë për turneun më të madh të futbollit botëror.









