Shtetet e Bashkuara ka akuzuar Kinë se po ndihmon indirekt në financimin e terrorizmit përmes marrëdhënieve ekonomike me Iran, vetëm pak orë para takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut kinez Xi Jinping.
Sipas raportimeve, një nga temat kryesore të bisedimeve mes dy liderëve do të jetë tensioni në Lindjen e Mesme dhe roli i Iranit në konfliktet rajonale.
Administrata amerikane synon të bindë Pekinin që të ushtrojë më shumë presion ndaj Teheranit, duke pasur parasysh lidhjet e forta ekonomike dhe politike që Kina ka me Iranin.
Analistët ndërkombëtarë e konsiderojnë Kinën një ndërmjetëse me ndikim në rajon, por deri tani Pekini ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, duke kritikuar kryesisht SHBA-në dhe Izrael për zhvillimet në rajon.
“Nuk besoj se Kina ka interes të zgjidhë problemet që SHBA i ka krijuar vetes në Lindjen e Mesme”, deklaroi një ekspert nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Takimi Trump-Xi pritet të ndiqet me interes të madh ndërkombëtar, pasi mund të ndikojë drejtpërdrejt në raportet mes fuqive më të mëdha botërore dhe në krizën mes SHBA-së dhe Iranit.









