SHBA shton prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme – Mbi 50 mijë ushtarë në gatishmëri për Iranin

Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, mes tensioneve në rritje me Iranin dhe frikës për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.

Sipas një raportimi të The New York Times, që prej muajit shkurt Uashingtoni ka dislokuar rreth 10 mijë trupa shtesë, duke e çuar numrin total të personelit ushtarak amerikan në rajon në më shumë se 50 mijë efektivë.

Burimet bëjnë të ditur se para nisjes së operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit, SHBA kishte rreth 40 mijë trupa të vendosura në bazat strategjike në Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Jordania, Katari, Kuvajti dhe Bahreini.

Sipas raportit, të gjitha forcat amerikane në zonë janë aktualisht në gatishmëri të plotë luftarake, ndërsa administrata amerikane vijon të japë sinjale të paqarta për mundësinë e rifillimit të sulmeve ndaj Iranit.

Ky zhvillim ka shtuar pasigurinë në rajon dhe frikën për një konflikt më të gjerë, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten në nivelet më të larta të viteve të fundit.