SHBA dhe Danimarka kanë nisur negociata intensive për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Groenlandë, ndërsa në tryezë ndodhet plani për ndërtimin e tre bazave të reja ushtarake në jug të ishullit strategjik arktik.
Sipas raportimit të BBC-së, kontaktet mes Uashingtonit dhe Kopenhagenit janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, veçanërisht pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte sugjeruar më herët se Groenlanda duhet të kalojë nën kontrollin e SHBA-së për të frenuar ndikimin rus dhe kinez në rajonin e Arktikut.
Burime pranë negociatave bëjnë me dije se bazat e reja do të kenë si mision kryesor monitorimin e lëvizjeve detare ruse dhe kineze në korridorin strategjik mes Groenlandë, Islandë dhe Mbretëria e Bashkuar.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zhvillimin e bisedimeve të nivelit të lartë me Danimarkën dhe autoritetet groenlandeze, pa dhënë ende detaje konkrete mbi marrëveshjen. Një zyrtar amerikan ka deklaruar se negociatat po ecin në një “drejtim pozitiv”.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme daneze ka pranuar ekzistenc









