Partia Demokratike e Shqipërisë pritet të zhvillojë zgjedhjet për kryetar me një kandidat të vetëm, pasi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) ka skualifikuar të gjithë rivalët e tjerë.
Sipas vendimit të shpallur më 1 maj 2026, në garën e 23 majit do të mbetet vetëm Sali Berisha, i cili plotëson të gjitha kriteret statutore.
Nga aplikimet e shqyrtuara, vetëm tre kandidatë – Berisha, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj – u morën në konsideratë si anëtarë të partisë. Megjithatë, Sela dhe Mulaj u skualifikuan pasi, sipas komisionit, nuk plotësojnë kriteret për profil të lartë publik dhe eksperiencë drejtuese.
Ndërkohë, kandidatura të tjera, përfshirë Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari, nuk u pranuan për shkak nuk rezultojnë anëtarë të PD-së.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, duke e lënë Berishën pa rival në zgjedhjet e ardhshme për drejtimin e partisë.









