Rama uron Ditën e Europës nëpërmjet fotos me Marta Kos dhe Marie Bjerre: Shqipëria më pranë se kurrë BE-së

Në Ditën e Europës, Edi Rama ka përcjellë një mesazh optimist për rrugëtimin europian të vendit, duke deklaruar se Shqipëria është “më afër se kurrë familjes europiane”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndau edhe një fotografi simbolike nga procesi i integrimit në Bashkimi Evropian, ku shfaqet krah komisioneres Marta Kos dhe ministres daneze Marie Bjerre.

Fotoja është realizuar më 17 nëntor 2025, gjatë ceremonisë së hapjes së kapitullit të fundit të mbetur në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në imazh, të tre shihen duke prerë një tortë në një aktivitet simbolik të organizuar me këtë rast.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, shkroi Rama në mesazhin e tij.

Postimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa vijojnë kontaktet diplomatike dhe hapat institucionalë drejt anëtarësimit në BE.