Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, ku është pritur nga kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, në kuadër të zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Kryeministri shqiptar ndodhet në kryeqytetin europian së bashku me ekipin negociator, për të marrë pjesë në një nga takimet më të rëndësishme të procesit të integrimit europian të vendit.

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare konsiderohet një etapë kyçe për negociatat e anëtarësimit, pasi fokusohet në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme që do të përcaktojnë ritmin e mëtejshëm të afrimit të Shqipërisë me BE-në.
Në qendër të diskutimeve janë kapitujt më të rëndësishëm të negociatave, përfshirë 23,\ 24 Kapitullin 23 për gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe Kapitullin 24 që lidhet me drejtësinë, sigurinë dhe lirinë.

Po ashtu, në fokus mbeten funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
AXHENDA
Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.
Ora 18:55 – Foto familjare;
Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare;
Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp









