Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se Moska do të vazhdojë modernizimin e arsenalit të saj bërthamor dhe zhvillimin e raketave të reja strategjike, të cilat sipas tij janë të afta të kapërcejnë çdo sistem ekzistues apo të ardhshëm mbrojtjeje.
Në një deklaratë me tone të forta, Putin theksoi se Rusia po investon intensivisht në teknologji të avancuara ushtarake për të rritur kapacitetet strategjike dhe për të garantuar superioritetin e saj ushtarak përballë Perëndimit.
Një ditë më parë, Kremlini njoftoi se deri në fund të vitit do të vendoset në përdorim operacional raketa e re ndërkontinentale RS-28 Sarmat, e njohur edhe si “Sarmat”.
Kjo raketë është projektuar për të mbajtur koka bërthamore dhe për të goditur objektiva në distanca shumë të largëta, përfshirë territorin e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Evropës.
“Sarmat” konsiderohet një nga armët më të fuqishme dhe moderne të arsenalit strategjik rus, ndërsa përbën një element kyç në programin e modernizimit të forcave bërthamore të Moskës.
Deklaratat e Putinit vijnë në një moment tensionesh të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, ndërsa lufta në Ukrainë dhe gara e armatimeve vazhdojnë të rrisin shqetësimet për sigurinë globale.









