Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka paralajmëruar nga Mali i Zi se ekzistojnë aktorë që po përpiqen të destabilizojnë Ballkani Perëndimor dhe ta kthejnë rajonin pas.
Gjatë vizitës së tij zyrtare, Rutte deklaroi se NATO mbetet e vendosur që problemet e së kaluarës të mos rikthehen më në rajon.
“Ne do të identifikojmë dhe kundërshtojmë çdo aktivitet dashakeq në territorin e NATO-s”, u shpreh ai.
Kreu i Aleancës theksoi gjithashtu se Rusi vazhdon luftën në Ukrainë, ndërsa Kinë po bëhet gjithnjë e më agresive në qasjen e saj globale.
Rutte përgëzoi Malin e Zi për rritjen e investimeve në mbrojtje mbi 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe e cilësoi vendin si një aleat të rëndësishëm të NATO-s, në prag të 9-vjetorit të anëtarësimit në Aleancë.









