“Nuk ka televizione të kapura” Rama në podcast: Opozita dominon 60% mediat

Edi Rama ka deklaruar se opozita zë pjesën më të madhe të hapësirës televizive në Shqipëri, duke hedhur poshtë akuzat për media të kontrolluara nga qeveria.

Në podcastin Flasim, Rama tha se një analizë e kryer nga një startup shqiptar i inteligjencës artificiale tregon se rreth 60% e kohës televizive u kushtohet opozitës dhe qëndrimeve antiqeveritare.

Sipas tij, kjo provon se mediat në Shqipëri nuk janë të kapura dhe se ekziston liri e plotë e shprehjes.

“Çdo përpjekje për të kapur mediat është një përpjekje që nuk të çon në fitimin e zemrave dhe mendjeve të njerëzve”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama shtoi gjithashtu se një pjesë e mediave paraqiten të balancuara, ndërsa vetëm një përqindje shumë e vogël rezulton pro qeverisë.