Komisioni Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha, kundër ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Në një deklaratë për Euronews, një zëdhënës i Komisionit Evropian i cilësoi “të papranueshme” sulmet personale të bëra ndaj Gonzatos në Ditën e Europës.
“BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri”, thuhet në reagim.
Komisioni Evropian theksoi gjithashtu se Gonzato ka vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet të plotë, duke shtuar se Brukseli ka “besim të plotë” tek puna e tij.









