Presidenti i Vladimir Putin ka deklaruar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës kanë arritur një “nivel të paparë”, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk është i drejtuar kundër asnjë shteti tjetër.
Në një video-mesazh para një udhëtimi zyrtar, Putin u shpreh se Moska dhe Pekini po thellojnë bashkëpunimin në fusha kyçe si politika, ekonomia, mbrojtja dhe shkëmbimet humanitare.
“Miqësia jonë nuk është e drejtuar kundër askujt”, tha Putin, duke shtuar se marrëdhëniet bazohen në besim të ndërsjellë dhe respekt për sovranitetin e njëri-tjetrit.
Ai vlerësoi gjithashtu presidentin kinez Xi Jinping si një “mik të vjetër”, duke theksuar rëndësinë e kontakteve të vazhdueshme mes dy liderëve për forcimin e partneritetit strategjik.
Sipas Kremlinit, Rusia dhe Kina kanë ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm strategjik që prej nënshkrimit të traktateve të bashkëpunimit të ngushtë dy dekada më parë.









