Maria Karystianou, nëna e një prej viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, ka themeluar partinë politike Shpresë për Demokraci.
Karystianou, e cila humbi vajzën e saj 20-vjeçare në tragjedinë hekurudhore të vitit 2023, prezantoi partinë në Selanik, duke premtuar fokus te siguria në transport, lufta kundër korrupsionit, reforma në shëndetësi dhe arsim, si dhe transparenca në kontratat shtetërore.
Ajo u bë një nga figurat kryesore të protestave që kërkonin drejtësi për 57 viktimat e aksidentit në Tempi, një ngjarje që tronditi Greqinë dhe shkaktoi zemërim të madh publik ndaj klasës politike.
Sipas sondazheve, partia e re mund të sigurojë vende në parlament në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.









