Fatmir Mediu ka zhvilluar takime në Uashington me zyrtarë të Departamenti Amerikan i Shtetit, mes tyre edhe zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit Christopher Landau.
Sipas Mediut, në fokus të diskutimeve ishin lufta kundër korrupsionit, forcimi i demokracisë dhe garantimi i një drejtësie të pavarur në Shqipëri.
Në takime u diskutua gjithashtu edhe bashkëpunimi strategjik në Ballkan dhe roli i shqiptarëve në stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.









