Ish-deputeti i Ervin Salianji ka bërë deklarata të forta politike gjatë një interviste për Klan News, duke akuzuar kryeministrin dhe kreun e opozitës për një marrëdhënie të ndërlikuar politike dhe financiare.
Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama “e mban me para” kreun e Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, duke pretenduar se mes tyre ekziston një sistem ndikimi i ndërsjellë.
Sipas tij, Berisha ka lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe i përdor këto struktura për të forcuar ndikimin e tij politik. Po ashtu, Salianji akuzoi Ramën dhe Berishën për një marrëdhënie ku, sipas tij, njëri mban tjetrin në lojën politike përmes interesave të ndërsjella.
Ai shtoi se Berisha ka ndikuar drejtpërdrejt në proceset e brendshme të PD-së, përfshirë përzgjedhjen e kandidatëve, listat zgjedhore dhe përdorimin e burimeve financiare të partisë për aktivitete politike, duke e përshkruar situatën si një kontroll të plotë mbi procesin.
Deklaratat e Salianjit pritet të nxisin reagime të forta në skenën politike, duke thelluar më tej përplasjet brenda opozitës dhe debatet mbi drejtimin e saj.
Pjesë nga dekkarata e Salianjit:
“Sali Berisha ka probleme më të mëdha me drejtësinë. Me këtë drejtësi, se për gjykatat ndërkombëtare, e kam nxjerrë sot vendimin e gjykatës britanike, që qartësisht në vendim e shpreh që Sali Berisha është i lidhur me grupe të krimit të organizuar dhe që i përdor këto grupe për influencën e vet politike, pra edhe këtë le ta vendosnin, por nuk e pengon as ligji, as statuti i partisë që të kandidosh në parti politike me këtë dënim.
Realisht ne jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha mban në pushtet Edi Ramën, Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara. Se thoshte sot, për shembull, që Lul Bravën e mbante Edi Rama peng me disa dosje. Po ky ka 100 dosje, po të jetë për atë punë, i ka dosjet kapicë. Sot Sali Berisha është i kapur nga Edi Rama.
Unë do të kandidoj dhe e mund Sali Berishën. Dhe po e them prap. Me garë unë e mund. Këtu nuk jemi në një proces politik, jemi në një proces administrativ, ku Sali Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore, ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur, ashtu sikurse Kim Young Un, të jetë kandidat i vetëm. Rast unik në Europë ku një kryetar partie, sidomos në opozitë, kandidon i vetëm. Rast i parë në botë dhe do t’i ftoj ata të Guinness-it ta regjistrojnë, që një kryetar opozite krijon autokraci partiake dhe qëndron prej 36 vitesh në krye të një partie kur humbet”









