Liverpool mendon për ndryshime në stol, rikthehet emri i Jürgen Klopp

Drejtuesit e Liverpool kanë nisur të shqyrtojnë alternativat për pankinën, pasi sezoni i zhvilluar nga trajneri Arne Slot nuk ka bindur plotësisht klubin, pavarësisht sigurimit të një vendi në zonën e Champions League.

Sipas mediave angleze, një nga kontaktet e para të bëra nga klubi ka qenë me ish-trajnerin Jürgen Klopp, i cili u largua nga Liverpool dy vite më parë pas një periudhe të suksesshme në krye të skuadrës. Ende nuk dihet nëse biseda ka qenë thjesht konsultuese apo nëse drejtuesit kanë tentuar të kuptojnë gatishmërinë e gjermanit për një rikthim të mundshëm.

Raportohet gjithashtu se pronari i klubit, John W. Henry, ka udhëtuar drejt Palma de Mallorca, aty ku Klopp po kalon periudhën e tij larg futbollit të përditshëm.

Ndërkohë, emri që vazhdon të mbetet favorit për pankinën e Liverpool është ai i trajnerit spanjoll Andoni Iraola, i cili ka tërhequr vëmendjen me punën e bërë në futbollin anglez. Klopp aktualisht mban rolin e drejtorit të futbollit në projektin sportiv të Red Bull.