Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i ka dërguar një mesazh të fortë Iranit, duke paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit nuk duhet të përdoret si mjet shantazhi ndaj vendeve të Gjirit.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Doha me ministrin e Jashtëm të Turqi, Hakan Fidan, Al Thani theksoi se ngushtica ka rëndësi strategjike globale dhe duhet të mbetet gjithmonë e hapur për lundrim ndërkombëtar.
“Irani nuk duhet ta përdorë këtë ngushticë si armë për të ushtruar presion apo për të shantazhuar vendet e Gjirit”, deklaroi ai.
Sipas kreut të diplomacisë së Katarit, tensionet aktuale në zonë nuk duhet të përsëriten më, ndërsa kërkoi rikthimin e plotë të stabilitetit në korridorin detar që konsiderohet jetik për furnizimin botëror me naftë dhe gaz.
Edhe ministri turk Hakan Fidan mbështeti deklaratat e homologut të tij, duke theksuar se garantimi i lirisë së lundrimit në Hormuz është thelbësor jo vetëm për rajonin, por për të gjithë ekonominë globale.
Katari dhe Turqia shprehën gjithashtu mbështetje për përpjekjet diplomatike të Pakistan për ndërmjetësimin e një armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten tepër të larta.









