“I KAM TË GJITHA KARTAT!” – Trump sfidon Iranin me foton provokuese dhe paralajmëron forcë në Hormuz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndezur sërish tensionet me Iranin, duke publikuar një imazh simbolik ku shfaqet me karta loje “Uno” në duar, të shoqëruar me mesazhin sfidues: “Unë i kam të gjitha kartat”.

Fotoja u publikua fillimisht nga vetë Trump në platformën Truth Social, ndërsa më pas u shpërnda edhe nga Shtëpia e Bardhë, duke marrë vëmendje të menjëhershme në arenën ndërkombëtare.

Ky veprim po interpretohet gjerësisht si një demonstrim force dhe presioni ndaj Iranit, në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara për shkak të zhvillimeve rreth programit bërthamor dhe situatës në Ngushticën e Hormuzit.

Pak orë para publikimit të fotos, Trump kishte njoftuar nisjen e një operacioni ushtarak të quajtur “Operacioni Liria”, që synon garantimin e lëvizjes së sigurt të anijeve tregtare në rajon. Sipas tij, misioni do të mbështetet nga një prani e konsiderueshme ushtarake, përfshirë raketa, avionë luftarakë dhe rreth 15 mijë trupa.Presidenti amerikan e ka cilësuar këtë operacion si një “gjest humanitar”, që synon të mbrojë vendet dhe kompanitë që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt, por që po preken nga pasiguria në rajonMesazhi i Trumpit dhe simbolika e përdorur me kartat “Uno” shihet si një sinjal i qartë politik: Uashingtoni pretendon të ketë kontrollin e situatës dhe është i gatshëm të veprojë nëse tensionet përshkallëzohen më tej.