Harry Kane thyen rekordin e Lewandowskit – Me 58 gola hyn në historinë e Bayern Mynih

Sulmuesi anglez Harry Kane ka shkruar historinë me fanellën e FC Bayern Munich, duke arritur kuotën mbresëlënëse prej 58 golash në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni.

Pas tregolëshit të fundit, Kane është bërë lojtari me më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm nga një futbollist i një klubi të pesë ligave kryesore europiane në shekullin XXI.

Me këtë rekord, ai ka lënë pas ish-sulmuesin bavarez Robert Lewandowski, i cili kishte realizuar 55 gola në sezonin 2019/20, një vit historik për Bayernin që u kurorëzua edhe me fitimin e tripletës.

Kane ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve në Mynih jo vetëm me numrin e golave, por edhe me stilin e tij të lojës, duke kombinuar instinktin e golashënuesit me rolin e liderit në fushë.

Kur anglezi u transferua në Gjermani, presioni për të zëvendësuar trashëgiminë e Lewandowskit ishte i madh, por sezoni aktual ka bindur tifozët dhe opinionin sportiv se Bayern ka gjetur “mbretin” e ri të sulmit.