“Grazie Edi” – Meloni shpërndan postimin e Ramës për emigrantët

Kryeministrja e Itali, Giorgia Meloni, ka reaguar publikisht pas debatit të krijuar mbi marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipëri, duke shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke e shoqëruar me fjalët: “Grazie Edi”.

Reagimi i Melonit erdhi pasi në mediat ndërkombëtare qarkulluan lajme se marrëveshja mes dy vendeve mund të mos rinovohej pas vitit 2030, pas një deklarate të ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha.

Fillimisht, Hoxha sqaroi se deklarata e tij ishte keqinterpretuar dhe se ai nuk kishte shpallur asnjë vendim të qeverisë shqiptare për ndërprerjen e protokollit.

Sipas tij, përgjigjja ishte dhënë spontanisht gjatë një pyetjeje në Bruksel, ku kishte theksuar se deri në fund të periudhës pesëvjeçare Shqipëria mund të jetë anëtare e Bashkimi Evropian dhe situata mund të ndryshojë.

Më pas reagoi edhe Rama, i cili deklaroi prerë se marrëveshja me Italinë mbetet në fuqi dhe do të vazhdojë për aq kohë sa Roma zyrtare ta dëshirojë.

Postimi i Ramës u shpërnda menjëherë nga Meloni, në një lëvizje që u interpretua si konfirmim publik i marrëdhënieve të ngushta mes dy qeverive dhe vazhdimësisë së marrëveshjes për emigrantët.