Berlini i përgjigjet Uashington për tërheqjen e trupave amerikane

Qeveria gjermane ka reaguar ndaj vendimit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të tërhequr rreth 5 mijë trupa nga Gjermania, duke theksuar nevojën që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se vendi i tij është “në rrugën e duhur”, duke përmendur forcimin e Bundeswehr, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës ushtarake.

Vendimi i Pentagon për të reduktuar praninë ushtarake u bë publik së fundmi, ndërsa aktualisht në Gjermani ndodhen afro 40 mijë ushtarë amerikanë.

Pistorius theksoi se prania e trupave amerikane në Evropë mbetet e rëndësishme si për Berlinin, ashtu edhe për Uashingtonin, por shtoi se një tërheqje e tillë ishte e parashikueshme në kuadër të ndryshimeve strategjike.

Ndërkohë, edhe NATO ka reaguar përmes zëdhënëses Allison Hart, duke bërë të ditur se aleanca po punon me SHBA-të për të kuptuar detajet e vendimit. Sipas saj, NATO mbetet e angazhuar për të garantuar parandalim dhe mbrojtje, duke theksuar se një Evropë më e fortë do të kontribuojë në një aleancë më të fuqishme.