Barcelona përballet me një situatë delikate në prag të ndeshjes ndaj CA Osasuna, teksa vëmendja është e gjitha edhe te përballja e madhe me Real Madrid në “El Clasico”.
Katalanasit luajnë në transfertë ndaj Osasunës dhe një fitore, e kombinuar me një hap fals të Real Madrid kundër RCD Espanyol, mund t’u sigurojë matematikisht titullin kampion.
Megjithatë, shqetësimet nuk mungojnë për trajnerin Hansi Flick. Edhe pse Raphinha dhe Marc Bernal janë rikuperuar nga dëmtimet, ata rrezikojnë të humbasin “El Clasico” nëse ndëshkohen me karton të verdhë në sfidën ndaj Osasunës.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Frenkie de Jong, i cili është në limit kartonësh dhe mund të mungojë në përballjen më të madhe të futbollit spanjoll.
Kjo situatë krijon një dilemë për stafin teknik të Barcelonës, që duhet të balancojë mes sigurimit të titullit dhe ruajtjes së lojtarëve kyç për “El Clasico”, i planifikuar më datë 10 maj, në orën 21:00.









