Trump trondit me deklaratën: Uraniumi i Iranit do të merret dhe dërgohet në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me programin bërthamor të Irani, duke pretenduar se uraniumi i pasuruar i këtij vendi do të nxirret dhe do të transferohet në SHBA.

Në një prononcim për mediat ndërkombëtare, Trump theksoi se ky proces pritet të realizohet në bashkëpunim me autoritetet iraniane dhe në mënyrë graduale, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë.

“Do ta arrijmë këtë. Do të hyjmë me Iranin, me një ritëm të qetë dhe do të fillojmë gërmimet me makineri të mëdha… Do ta sjellim përsëri në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për materiale të ruajtura në impiante bërthamore të goditura më parë.

Megjithatë, nga ana e Teherani nuk ka ende një konfirmim zyrtar për një marrëveshje të tillë. Përkundrazi, autoritetet iraniane kanë theksuar vazhdimisht se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre për pasurimin e uraniumit.

Këto deklarata shtojnë më tej paqartësinë mbi negociatat mes dy vendeve, duke nxjerrë në pah kontradiktat dhe tensionet që vijojnë të karakterizojnë një nga çështjet më të ndjeshme të sigurisë ndërkombëtare.