Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerësuar me superlativa misionin hapësinor Artemis II, duke e cilësuar si një sukses spektakolar dhe një moment krenarie për SHBA-në.
Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Trump përgëzoi ekuipazhin dhe ekipin e NASA, duke theksuar se gjithë procesi i misionit, nga udhëtimi deri te ulja, ka qenë “perfekt” dhe i realizuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
“Si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar,” u shpreh ai, duke shtuar se mezi pret të takohet me astronautët në Shtëpinë e Bardhë dhe t’i nderojë për arritjen e tyre historike.
Deklarata e tij vjen pas përfundimit të suksesshëm të misionit Artemis II, i cili konsiderohet si një nga hapat më të rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzimit në Hënë.
Postimi i plotë:
Urime Ekuipazhit të Shkëlqyer dhe Shumë të Talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar! Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve në Shtëpinë e Bardhë së shpejti. Do ta bëjmë përsëri dhe pastaj, hapi tjetër, Marsi! Presidenti DONALD J. TRUMP









