Tensione në Kuvendin e Kosovës – Deputetët ndërpresin fjalimin e Kurtit…

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ndërpreu fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në foltoren e Kuvendit duke i hequr mikrofonin.

Musliu iu drejtua Kurtit duke i kërkuar të qëndrojë në temë:

“A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër sepse i ke pasur katër vjet me qeverinë dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin. Kryeministër, kthehu në temë.”

Pas tensionit, Kurti bëri thirrje për ruajtje të qetësisë institucionale dhe për respekt të përgjegjësive të përfaqësuesve të popullit. Ndërkohë, gjatë seancës, deputetja Arbnore Salihu i hoqi flamurin kombëtar foltores së kryeministrit.