Bordi i Transparencës vendosi të premten rritjen e çmimeve të naftës dhe nënprodukteve të saj, pavarësisht nga ulja e akcizës me 20% dhe reduktimi i TVSH-së me 9.5 lekë/litër.
Sipas vendimit:
- Çmimi me pakicë i gazoilit (SSH EN 590) është vendosur 224 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë 212 lekë/litër.
- Çmimi i benzinës (SSH EN) me pakicë do të jetë 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 3 prill, ora 20:00, dhe do të qëndrojnë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Bordi u bëri thirrje operatorëve të tregut për zbatim të rreptë të vendimit, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit për shkelje. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, u angazhuan për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar konkurencë të ndershme në treg.









