Me përfundimin e ndeshjeve “playoff”, tashmë është plotësuar lista e 48 skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të nisë më 11 qershor me sfidën hapëse mes Kombëtarja e Meksikës dhe Kombëtarja e Afrikës së Jugut në stadiumin legjendar Estadio ka Azteca.
Ndërsa pritet starti i kompeticionit, parashikimet kanë nisur tashmë. Sipas superkompjuterit të Opta, favoritja kryesore për të fituar trofeun është Kombëtarja e Spanjës, me 15.83% shanse për triumfin final.
Menjëherë pas saj renditet Kombëtarja e Francës, e udhëhequr nga Kylian Mbappé, me 12.77% probabilitet. Kujtojmë se Franca fitoi Botërorin në vitin 2018 dhe ishte finaliste në edicionin e vitit 2022.
Në vendin e tretë sipas parashikimeve është Kombëtarja e Anglisë, ndërsa kampionët në fuqi, Kombëtarja e Argjentinës, renditen të katërtit, me të dyja skuadrat që kanë mbi 10% shanse për triumf.
Pas tyre vijnë emra të mëdhenj të futbollit botëror si Kombëtarja e Portugalisë, Kombëtarja e Brazilit, Kombëtarja e Gjermanisë dhe Kombëtarja e Holandës, të cilat mbeten gjithmonë pretendente serioze në turne të tilla.
Superkompjuteri i Opta ka bërë edhe një parashikim për fituesit e grupeve, ku përfshihen skuadra si Kombëtarja e Meksikës, Kombëtarja e Zvicrës, Kombëtarja e SHBA-së, Kombëtarja e Belgjikës, si dhe favoritët kryesorë si Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.
Botërori 2026 pritet të jetë një nga edicionet më spektakolare, me një format të ri dhe konkurrencë më të gjerë se kurrë më parë.









