Shtyhet sërish seanca për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë – Mungon opozita

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosova është shtyrë sërish mbrëmjen e së martës, për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se punimet do të rinisin në orën 23:00, vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Ngërçi politik vazhdon, ndërsa opozita po vijon bojkotin e seancave, duke pamundësuar zhvillimin e votimit.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda afatit të përcaktuar, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, duke thelluar edhe më tej krizën politike.