Është shtyrë seanca në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen që lidhet me gjyqtaren Irena Gjoka, pasi palët nuk kanë vijuar procesin në datën e parashikuar.
Shtyrja është kërkuar pas paraqitjes së një raporti mjekësor nga pala mbrojtëse, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 4 maj.
Në këtë çështje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) është përfaqësuar nga prokurori Bledar Maksuti, i cili ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares.
Çështja vijon të mbetet në shqyrtim nga gjykata, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në seancat e ardhshme.









