Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me udhëheqësin e ri të Hungarisë, Peter Magyar, pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një reagimi në platformën X, Rutte theksoi se mezi pret të punojë me Magyar për të forcuar sigurinë euroatlantike, duke e cilësuar takimin e tyre të fundit si pozitiv.
Magyar, në krye të partisë opozitare Tisza, pritet të sigurojë një shumicë të fortë në parlament sipas rezultateve paraprake, duke shënuar një kthesë të rëndësishme politike pas një periudhe të gjatë qeverisjeje nga Viktor Orbán.
Pas publikimit të rezultateve, liderë të ndryshëm evropianë kanë reaguar duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re hungareze.









