Raportim i medias: Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit pas goditjeve izraelite në Liban

Irani ka bllokuar sërish kalimin e tankerëve të naftës në Ngushtica e Hormuzit, në një lëvizje që vjen menjëherë pas sulmeve të ushtrisë izraelite në Liban.

Lajmi është raportuar nga Fars News Agency, e cila bën me dije se vendimi për bllokimin e një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë është marrë paralelisht me zhvillimet e fundit ushtarake në rajon.

“Së bashku me sulmet izraelite kundër Libanit, kalimi i tankerëve të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit është bllokuar,” thuhet në raportimin e agjencisë iraniane.

Ky zhvillim rrezikon të përshkallëzojë më tej tensionet në Lindjen e Mesme, pasi Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një arterie kyçe për furnizimin global me energji, ku kalon një pjesë e madhe e eksporteve të naftës nga vendet e Gjirit. Bllokimi i saj mund të ketë pasoja të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare dhe në çmimet e energjisë.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar pas valës së fundit të sulmeve në Liban, duke rritur pasigurinë për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.