Plas skandali në studio – Grida Duma nxjerr jashtë Alfred Lelën pas përplasjes së fortë në “Top Story”

Një debat i ashpër me tone të larta dhe tension të dukshëm është regjistruar në emisionin “Top Story”, ku moderatorja Grida Duma është përplasur me drejtorin e komunikimit të Partisë Demokratike Partia Demokratike e Shqipërisë, Alfred Lela, duke përfunduar me largimin e tij nga studioja.

Përplasja nisi gjatë diskutimit për çështjen e fondeve të programit IPARD të Bashkimit Europian dhe akuzave për abuzime në sektorin e bujqësisë. Tensionet u rritën pasi palët shkëmbyen replika të forta mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtyre fondeve për fermerët shqiptarë.

Situata u përshkallëzua kur diskutimi kaloi në tone personale. Në një moment, Lela reagoi ashpër ndaj moderatores, duke përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese gjatë debatit në studio.

Menjëherë pas kësaj, Grida Duma ndërhyri duke i kërkuar të largohej nga emisioni, duke argumentuar mungesën e etikës në debat dhe duke i ndërprerë pjesëmarrjen në panel.

Debati u mbyll në një atmosferë të tensionuar, ndërsa momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta nga publiku.

Pjesë nga debati:

Alfred Lela: është skemë që çdo gjë që ndodh në këtë vend nuk merremi me përgjegjësit, por me opozitën. Ju qofshi. Tabaku foli për IPARD-in, se BE i ka kërkuar qeverisë së kush i vodhi ato lekë dhe bujqit janë më shumë respektin për atë, foli deputetja e PD dhe kjo e meritonte një kompliment. BE i ka ndërprerë sërish fondet për fermerët.

Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.

Grida Duma: Komplimentoni sa të doni ju Lela, se në strategjinë tuaj publiku ka zgjedhur të mos ju komplimentojë për zero aksion opozitarë.

Alfred Lela: Kush i ka vjedhur fondet, diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë, jo palidhje.

Grida Duma: Krejt pa lidhje është. Dhe e di pse është pa lidhje, se është me sikur.

Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel. Këto janë përralla, dokrra hini.

Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.

Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Që jenë vjedhur fondet IPARD? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.

Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje, të gjenden atje në mëngjes…

Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.

Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ti je debutuesi këtu, ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që ç’ke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik, dil.