Mungesa e marrëveshjes për presidentin – Kurti: Kosova rrezikon zgjedhje të njëpasnjëshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje të njëpasnjëshme parlamentare nëse partitë politike nuk arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Duke folur për mediat, Kurti theksoi se afati kushtetues për këtë proces po i afrohet fundit dhe mungesa e konsensusit mund ta fusë vendin në një cikël të pafund zgjedhjesh. Sipas tij, një situatë e tillë do të kishte edhe kosto të larta financiare për shtetin.

Ai u shpreh se pa një marrëveshje të gjerë politike është e vështirë të sigurohen votat e nevojshme në Kuvend, duke nënvizuar se dialogu mes partive është i domosdoshëm për të shmangur krizën institucionale.

Kurti bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe arritje të një zgjidhjeje sa më parë, në mënyrë që vendi të mos përballet me pasiguri të reja politike dhe ekonomike.