Kriza e karburantit godet aviacionin – Lufthansa anulon 20 mijë fluturime

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar anulimin e rreth 20 mijë fluturimeve të shkurtra gjatë sezonit veror, si pasojë e rritjes së ndjeshme të kostove të karburantit.

Vendimi lidhet edhe me mbylljen e flotës CityLine, e cila rezultonte me humbje, ndërsa dhjetëra avionë do të dalin përfundimisht jashtë përdorimit. Situata është ndikuar drejtpërdrejt nga kriza në furnizimin me naftë, e lidhur me tensionet në Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë globale të energjisë.

Sipas kompanisë, anulimet përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të kapacitetit total, ndërsa rrjeti evropian do të riorganizohet duke hequr linjat jofitimprurëse dhe duke zgjeruar disa destinacione të tjera.

Ndërkohë, pasagjerët pritet të përballen me rritje të çmimeve të biletave, ndërsa industria e aviacionit në tërësi po ndien presionin e kostove të larta dhe pasigurive në tregjet energjetike.