“Mund t’ia marrim naftën Iranit” – Trump lë të hapur skenarin: Por amerikanët nuk kanë durim; duan fundin e luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin për të sekuestruar naftën e Iranit, por vuri në dyshim gatishmërinë e opinionit publik për një veprim të tillë.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se një operacion i tillë do të ishte i lehtë për t’u realizuar, por shtoi se amerikanët duket se janë të lodhur nga konflikti dhe kërkojnë një përfundim sa më të shpejtë të luftës.

“Ne mund t’ua marrim naftën, por nuk jam i sigurt nëse njerëzit kanë durimin për këtë. Ata duan ta shohin luftën të marrë fund,” u shpreh ai.

Deklaratat e tij sugjerojnë një balancë mes opsioneve strategjike dhe presionit të brendshëm politik, ndërsa Trump pranoi se një pjesë e madhe e qytetarëve preferon një fitore të shpejtë dhe rikthimin e trupave në shtëpi, duke theksuar se SHBA-ja zotëron burime të mjaftueshme energjie.