Marrëveshje e re me Iranin” – Trump: Do të jetë më e fortë se ajo e vitit 2015

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e re bërthamore që po negociohet me Iranin do të jetë më e avancuar dhe më e favorshme për SHBA-në sesa ajo e vitit 2015.

Në një reagim në rrjetet sociale, Trump tha se pakti i ri do të jetë “shumë më i mirë” se marrëveshja e mëparshme, e njohur si JCPOA, duke theksuar se administrata e tij po synon një version më të rreptë dhe më efikas të saj.

Deklarata vjen në një moment kur negociatat për programin bërthamor iranian po intensifikohen, ndërsa një pjesë e opozitës dhe disa ekspertë të sigurisë kanë shprehur shqetësime se procesi po ecën me ritëm të shpejtë për një çështje të ndërlikuar dhe me pasoja të mëdha gjeopolitike.

Sipas Trump, qëllimi i marrëveshjes së re është të garantojë më shumë kontroll dhe kufizime ndaj programit bërthamor të Iranit, duke shmangur gabimet e së kaluarës.