KTHESE E PAPRITUR/ Trump: Irani kërkon armëpushim, por SHBA vendos kushte për Hormuzin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka kërkuar një armëpushim, por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta marrin në konsideratë këtë kërkesë pa u rihapur Ngushtica e Hormuzit.

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump u shpreh se udhëheqësi aktual i Iranit është “më pak radikal dhe më inteligjent” krahasuar me paraardhësit, pa sqaruar qartë nëse i referohej presidentit Masoud Pezeshkian apo udhëheqësit suprem Mojtaba Khamenei.

Megjithatë, ai nënvizoi se Uashingtoni nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij dhe do të vijojë presionin ndaj Teheranit derisa Ngushtica e Hormuzit të jetë plotësisht e hapur dhe e sigurt për qarkullimin ndërkombëtar.

Sipas Trump, hapja e kësaj rruge strategjike nuk përbën një sfidë për SHBA-në dhe mund të realizohet shpejt, ndërsa ka paralajmëruar edhe një fjalim të mëtejshëm mbi zhvillimet e fundit në konfliktin me Iranin.